Një rast i mashtrimit me kartëmonedhë të falsifikuar ka ndodhur dje në Skenderaj, pak kohë pas iftarit ku një person ka blerë gjëra ushqimore në një market të Klinës së Epërme me një 100-she false, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktima ka njoftuar Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhën.
“Fsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 02.04.2023, 21:10.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur në marketin e tij ka blerë gjëra të ndryshme me një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar kartëmonedhën si provë materiale.” – thuhet në raportin policor./Veriu.info/