Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndëmrjet Spanjës dhe Argjentinës.
Sfida mes dy kombëtareve ishte e baraspeshuar, me “La Roja” që mbajtën posedimin dhe krijuan disa raste, por që iu mungoi konkretizimi.
Lamine Yamal kishte rastin më të mirë në lojë për të rrezikuar pas pesë minutave lojë, por që Emiliano Martinez me një super pritje ia mohoi golin.
Spanja në përgjithësi dominoi në posedim, me Argjentinën që qëndroi më e qetë dhe e tërhequr mbrapa, ku provuan me disa kundëzbritje dhe topa të gjatë por njëkohësisht nuk funksionoi.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjë nga kombëtaret do të arrijë ta fitojë Botërorin, apo do të nevojitet koha shtesë./Telegrafi/Veriu.info













