Ka përfunduar finalja e Kupës së Botës, me Spanjën që ka mposhtur Argjentinën dhe është shpallur kampione e re e botës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ferran Torres në kohën shtesë, duke i dhënë spanjollëve trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Argjentina luftoi deri në fund për ta barazuar rezultatin, por nuk arriti të gjente golin, ndërsa Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij mbetën pa zgjidhje përballë mbrojtjes spanjolle.
Në minutat shtesë të finales, Spanja mendoi se kishte kaluar në epërsi përmes Nico Williams, por goli u anulua pas një faulli në sulm (96’).
Heroi i “La Roja”-s rezultoi të ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin vendimtar me një goditje të fuqishme pas topit të kthyer nga Nico Williams (106’), raporton Klankosova.tv.
Torres arriti të shënonte edhe një herë tjetër, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Me këtë triumf, Spanja shpallet kampione e botës, duke konfirmuar forcën e saj dhe duke dëshmuar se është një prej skuadrave më të fuqishme në futbollin botëror.
Spanja e mbyll kështu një Botëror të suksesshëm me triumfin e madh, ndërsa Argjentina dështon ta mbrojë titullin e fituar më parë.














