Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pakënaqësi me të zgjedhurit e Kurtit në Telekom, dorëhiqet bordi i drejtorëve

23/10/2025 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
Pakënaqësi me të zgjedhurit e Kurtit në Telekom, dorëhiqet bordi i drejtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i drejtorëve të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës që u zgjodhën në korrik të vitit të kaluar, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Gazeta Insajderi nga burime të saja brenda ndërmarrjes publike kanë marrë vesh se arsyet e dorëheqjes kanë qenë pakënaqësitë e krijuara me menaxhmentin aktual në Telekomit të Kosovës, ku bëjnë pjesë kryeshefja, Burbuqe Hana dhe zyrtari kryesor i financave, Feim Kelmendi.

Insajderi ka kontaktuar para dy javësh Telekomin e Kosovës për ta pyetur fillimisht me dorëheqjen e kryesuesit të bordit, Petrit Nahin, si dhe arsyet e dorëheqjes. Të njëjtit një ditë pas dërgimit të pyetjes në adresë të tyre, kanë thënë se s’e kanë një informacion të tillë.

“Ju kërkoj falje për përgjigjen e vonuar, por po prisja një përgjigje nga z. Nahi. Nuk është praktikë e Zyrës për Komunikim të vonojë përgjigjet por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga z. Nahi”, ka thënë Fadil Lepaja, drejtues i Zyrës për Komunikim në Telekom.

Mediumi i është drejtuar sërish me pyetje dje Zyrës për Komunikim, mirëpo s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Nahin në telefon për ta pyetur për dorëheqje, por i njëjti s’ka pranuar ta komentojë.

Insajderi po ashtu ka dërguar pyetje edhe për anëtarët e tjerë të bordit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Nahi në profilin e tij në ‘Linkedin’ ka bërë të ditur se eksperienca e tij si kryesues i bordit të drejtorëve është nga korriku i 2024-ës, kur edhe është zgjedhur, deri në tetor të këtij viti.

Qeveria Kurti më 24 korrik të 2024-ës kishte zgjedhur bordin e ri të Telekomit të Kosovës, të përbërë prej: Petrit Nahi- kryesues; Rrezarta Pllana- anëtare; Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

Mandati i Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës është tre-vjeçar.

JU REKOMANDOJMË

“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën

“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën
04/07/2026 - 11:08

Një dyshim për helmim ushqimor ka çuar në një përballje të tensionuar pasditen e së premtes në qendër të Junikut, ku babai i një të riu që kishte...

Më shumëDetails

FSK dhe ushtarakët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”

FSK dhe ushtarakët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit”
04/07/2026 - 10:56

FSK dhe partnerët amerikanë shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me “Vrapin e Rreshter Majorit” Sipas një njoftimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Operacioneve Speciale...

Më shumëDetails

VIDEO/ Aksident pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen, tetë të lënduar

VIDEO/ Aksident pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen, tetë të lënduar
04/07/2026 - 10:36

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës. Në aksident janë përfshirë gjashtë...

Më shumëDetails

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

KFOR-i uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri
04/07/2026 - 09:56

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në një postim në faqen zyrtare, KFOR ka...

Më shumëDetails

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan
04/07/2026 - 09:45

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në postimin e tij, Kurti ka rendtiur një varg me...

Më shumëDetails

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë
04/07/2026 - 09:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-së. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë