Në veriun e Mitrovicës në orën 12:00 pritet të nis protesta e Listës Serbe.
E thirrur pas shkarkimit të drejtorit të Policisë në veri, protesta do të mbahet në afërsi të sheshit “Car Llazari”.
Thirrja e Listës Serbe ka qenë për një protestë masive, pas braktisjes së institucioneve.
Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, gjendet në veri dhe ka sjellur këto pamje të drejtpërdrejta.
Gjendja aktualisht është e qetë.
















