Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka tentuar ta plasojë si sukses rikonstruktimin e sheshit “Hasan Prishtina”, por në pamjet e publikuara nuk ka përfshirë shatërvanin midis sheshit i cili duket i tmerrshëm, shkruan VeriuInfo.
Në pamjet e siguruara nga gazeta shihet se shatërvani që ndodhet mes sheshit është në gjendje të mjerueshme, e cila i jep një pamje të shëmtuar pjesës ku lëvizin një pjesë e madhe e qytetarëve.
Aty shihet se mungon uji, gjë për të cilën është ndëtuar ajo pjesë, por duket se Ferit Idrizi dhe institucioni i drejtuar nga ai janë “pajtuar” që në vend të ujit shatërvani të jetë i mbuluar nga mbeturinat.
Kjo gjendje krijon pamje të shëmtuar, dhe kjo është aspak formë e mirë për pritjen e bashkëatdhetarëve.
Vlerësojeni vet!













