Njëra nga xhamitë më të vjetra në komunën e Mitrovicës, “Xhamia e Haxhi Veselit” është rrënuar para disa ditësh për t’u rindërtuar me pamje moderne.
Gazeta Online Veriu.info ka zhvilluar një reportazh me pamje nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu nga burimet dhe pamjet e siguruar nga Gazeta kuptohet se me rrënimin e xhamisë po ashtu në deponi ka përfunduar edhe arkiva e këtij objekti fetar.
Siç shihet nga pamjet shihen dokumente té vjetra që kanë përfunduar në deponi siç është edhe ky i vitit 1981.














