Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në mobilshopat e Prishtinës ku ka konfiskuar 118 telefona dhe ka kontrolluar 32 mobilshopa.
Mobil shop “Fita” që gjenden në lagjen Ulpiana është mbyllur përkohësisht pasi ushtronte veprimtari ilegale pa licencë.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar në rrugën ku gjenden shumë mobilshop e në mesin e tyre edhe ai i mbyllur “Fita”.
Ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes: