
Një ngjarje e pazakontë kriminale ka ndodhur para dy ditës në Prishtinë, ku një person i ka djegur dy vetura.
Në videon e siguruar nga Veriu.info, shihet se si një person fillimisht e zbraz mbi vetura një sasi të lëndëve djegëve të lëngëta, pastaj ia vënë flakën.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Dëmi i shkaktuar nga djegia e këtyre dy veturave llogaritet rreth 30 mijë euro./Veriu.info










