Në postimin e tij, Abdixhiku ka ndarë edhe momentin e votimit dhe rikonfirmimit si kryetar, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja.
“Përpara se të jemi kundërshtarë në këtë çështje, kemi qenë dhe jemi bashkëpunëtorë. Përpara se të ndahemi rreth një emri, kemi qëndruar bashkë rreth një ideje. Ajo ide është LDK’ja. Do të ulem si njëri nga 355 delegatët e këtij kuvendi, e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë, që e desha gjithmonë pakusht. Nga ky moment vendimmarrës jeni ju.”, ka thënë ai.











