Dyshohet se sot me mjete të forta është vrarë një person në shoqatën e të shurdhëve në Mitrovicë.
Gazetari i Veriu info është në vendngjarje, ku raporton se aty i pranishëm është edhe prokurori Njazi Rexha dhe ekipi i mjekësisë ligjore.
Policia ka rrethuar perimetrin e vendngjarjes dhe po i vazhdojnë me procedurat e tyre për zbardhjen e rastit.












