Një grua e moshuar, rreth 80 vjeçare, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Zhabar të Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për këtë ngjarja tragjike.
PAMJE:
Komunikata e Policisë:
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, tha Zahiti.













