Një rrahje brutale ka ndodhur, gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:30, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali shihet se në rrahje janë të përfshirë dy persona, e ku njëri nga ta edhe rrëzohet pas goditjeve.
Sinjalizuesit kanë treguar se konflikti besohet se ka filluar pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Video këtu: VIDEO RRAHJE












