Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga e hëna ka pasur avari njëra nga nga pajisjet për personalizim të dokumenteve.
Kësisoj siç njoftohet kjo ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.
“Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e Hëna – datë 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët”, njofton MPB.
Tutje bëhet e ditur se sot është riparuar pajisja dhe ka filluar procedimi i dokumenteve personale.
“Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.”
“Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve”, përfundon njoftimi.













