Pantina ‘godet’ Abdixhikun: Duhet të shkojë në shtëpi!Share Button Gazeta Blic Shqipe Pantina, ka kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se humbjet e njëpasnjëshme zgjedhore kërkojnë përgjegjësi politike.Duke folur në emisionin “Click” në RTV21, Pantina tha se një kryetar partie që humb tri herë radhazi zgjedhjet duhet t’i hapë rrugë ndryshimeve në udhëheqje.
“Abdixhiku duhet të shkojë në shtëpi. Një kryetar partie që i humb tri herë radhazi zgjedhjet, duhet të lirojë rrugë. Me këtë nuk dua të them që duhet të largohet nga partia, por jo të jetë më në krye të saj, sepse strategjia e tij ka dështuar”, tha Pantina.Ajo shtoi se ka pritur që Abdixhiku të reflektojë pas dorëheqjes së paralajmëruar në dhjetor, duke dhënë sinjale për një ndryshim në drejtimin e partisë.
“Kam pritur nga Abdixhiku që në dhjetor, kur e ofroi dorëheqjen, ta japë atë dhe të reflektojë”, u shpreh Pantina.












