Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina thotë se kryeministri Kurti ka marrë përgjegjësi për formimin e Asociacionit, qysh nga takimi i fundit në Ohër.
Pantina në një prononcim për GazetaBlic shtoi se, me vendimin e fundit të Kurtit, Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës.
“Kryeministri Kurti në takimin e Ohrit ka marrë përgjegjësi për themelimin e Asociacionit, ky tashmë është obligim shtetëror i Kosovës”, tha ajo.
Pantina theksoi faktin se çfarëdo devijimi në këtë çështje, pasojat shkojnë direkt për Kosovën.
Sipas Pantinës, Kurti duhet ta kuptojë që nuk mund të ju ik përgjegjësive shtetërore.
“Çfarëdo devijimi nga ky obligim, mund të kenë pasoja për vendin tonë. Kurti duhet ta kuptojë se nuk mund të ju ikë përgjegjësive shtetërore, ikja nga këto obligime nuk prodhon pasoja vetëm për të, po për gjithë shtetin”, tha Pantina.
“Veprimet e tij në raport me ndërkombëtarët nuk mund të jenë të njëjta si veprimet që bën me ndjekësit e vet, para të cilëve ai i interpreton siç don vet, jo si janë në të vërtetë”, tha Pantina për GazetaBlic.











