Inspektorati i Punës sot ka mbyllur edhe një market tjetër Viva Freshit në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo erdhi pasi para dy ditësh Viva Fresh-it iu mbyllë një tjetër market në këtë qytet.
Krejt kjo erdhi për shkak të mungesë së kushteve për punëtorë.
Siç mëson Veriu.info, inspektorët e Inspektoratit të Punës kanë konstatuar shkelje të rënda në këtë market për kushtet e punëtorevë.
Inspektorati gjatë inspektimit ka konstatuar se temperatura në ambientin tij ishte shumë e ulët dhe si e tillë dëmton shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye i kanë vendosur shiritat mbyllës këtij super marketi në Vushtrri.
Punëtorët në Kosovë, sidomos në sektorin privat, vazhdojnë të përballen me shkelje të rënda të të drejtave të tyre, madje edhe mungesë të kushteve elementare të punës./Veriu.info/













