Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërime për dimër të zorshëm: Kosovarët po blejnë dru e qymyr

17/10/2022 - 09:52
në Kryesore, Lajme
A A
Policia vazhdon “luftën ndaj krimit”, arreston 2 persona që vodhën pyllin në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paralajmërimet për dimër të vështirë në Kosovë, për shkak të krizës energjetike e ngritjes së çmimeve të lëndëve për ngrohje, kanë shtyrë shumë qytetarë të blejnë dru dhe qymyr për të siguruar ngrohje me çmim më të lirë. Shitësit thonë se sivjet kërkesa për thëngjill është rritur shumë, ndërsa ekspertët theksojnë se do të ketë ulje të madhe të cilësisë së ajrit.

Kriza e paralajmëruar energjetike dhe rekomandimet e Qeverisë që qytetarët ta kursejnë atë, pasi mund të ketë edhe reduktime gjatë periudhës së dimrit, shumë qytetarë kanë filluar të sigurojnë alternativat më të lira për tu ngrohur gjatë muajve të ftohtë.

Agroni nga Prishtina, tha se vitin e kaluar është ngrohur me pelet, por tani nga rritja e çmimit të tij, është detyruar ta ndërrojë formën e ngrohjes duke siguruar qymyr dhe dru.

“Çmimi i veletit vitin e kaluar ka qenë nga 180-200 euro toni, ndërsa këtë vit ka shkuar deri në 600 euro. Kjo është arsyeja pse më është dashur të ndërroj mënyrës se si të ngrohemi në shtëpi. Kam vendosur të ngrohem me qymyr dhe me dru. Qymyrin e kam paguar 200 euro, ndërsa metrin e druve nga 70 deri në 80 euro”, tha ai.

Ndërkohë, sipas Ligjit për miniera dhe minerale, licencën për eksploatimin e thëngjillit në Kosovë e ka vetëm Korporata Energjetike e Kosovës. Por, në Prishtinë thëngjilli për ngrohje shitet në formë ilegale.

Njëri nga shitësit, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se kërkesat për blerje të thëngjillit janë shtuar shumë për këtë vit.

“Krahasim me vitin e kaluar, sivjet kërkesa për qymyr është rritur shumë. Nëse porositë këto ditë qymyr, deri në një javë eventualisht dy nuk ka mundësi për furnizim me qymyr, pasi numri i kërkesave është shumë i madh”, tha ai për Radio Kosovën.

Nga shtimi i madh i ngrohjes me dru dhe qymyr, ekspertët thonë se do të ulet edhe cilësia e ajrit e rrezikohet shëndeti i njerëzvem

Ndërkohë, deri në vitin 2018, punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës u është dhënë thëngjill si dhuratë. Në atë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik pat marrë vendimin për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.

Por, së fundmi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka shfuqizuar këtë vendim, në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës. Në matjet e organizatave të ndryshme, Kosova shpesh është renditur në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Ndotësit më të mëdhenj të ajrit, konsiderohen termocentralet, të cilat djegin thëngjill për prodhimin e energjisë elektrike.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë