Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur edhe për paralajmërimet për luftë që kanë ardhë së fundi nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa shtoi se Kosova vazhdon të jetë prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haziri thotë në Blic Interview se edhe pse nuk jemi prioriteti i parë tek ShBA-të, pas ngjarjes Rusi-Ukrainë e Izrel-Iran, vazhdojmë të kemi mbështetje e të jemi të favorizuar edhe sa i përket raporteve me Serbinë.
“Është një mbështetje e madhe e BE-së në raportin Kosovë-Serbi, ShBA-ja ka marrë anë, sepse siç kanë thënë, janë të pozicionuar kah Kosova dhe kjo mbështetje e madhe materializohet përmes O’Brienit. Në raport me Serbinë kemi një rrethanë të re që po punohet shumë në riparimin e marrëdhënieve të dëmtuar Serbi-ShBA, ku kjo e fundit është duke punuar shumë në sektorin e sigurisë atje. Kjo neve nuk duhet të na bëjë xheloz sepse amerikanët dhe Ambasada Amerikane nuk e dëmton Kosovën kur ndërton marrëdhënie me të tjerët”, tha Haziri.
“Është befasi e mirë që ne jemi prioritet i tretë i ShBA-ve, pas luftrave që po ndodhin në botë, Rusi-Ukrainë është prioriteti i dytë i tyre”, shton ai.
Haziri thotë se Serbia për herë të parë në historinë e saj ka dalë humbëse, sa i përket luftës me Kosovën.