Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se do të ketë edhe protesta e aksione të tjerë pas kësaj të sotmes.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.












