Vladimir Putin ka përsëritur kërkesat e tij në një bisedë të mëtejshme telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe ka thënë se Ukraina duhet t’i përmbushë ato ose lufta do të vazhdojë.
Në një konferencë për media, një zëdhënës i Pallatit Presidencial “Elysse” tha se Macron ka folur me Putinin për një orë e 45 minuta të dielën në mëngjes.
“Presidenti Putin ka shprehur sërish konstatimin e tij për arritjen e të gjitha qëllimeve që ka me negociata ose me luftë. Presidenti i Republikës shprehu vendosmërinë e tij për të arritur negociatat dhe paqen”, tha zëdhënësi i Elysee.
Kërkesat e Putinit janë “De-nazifikimi” dhe neutralizimi i Ukrainës”. Sipas Putinit, neutralizimi i Ukrainës do të thotë mos-anëtarësimin e saj në NATO dhe mos-armatimi i shtetit fqinj të Rusisë.












