Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq ka thënë se ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet e Kosovës.
Duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti, Jevtiq ka thënë se ai i interpreton ligjet në mënyrën që i përshtatet.
Ky i fundit në një intervistë dhënë “Tanjug” shtoi edhe kritika ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, për kinse me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata për serbët e Kosovës po vështirësohet çdo ditë e më shumë.
“Situata në Kosovë që nga ardhja e Kurtit në pushtet po vështirësohet çdo ditë e më shumë për sa i përket jetës dhe pozitës së serbëve. Gjithçka që ka ndodhur së fundmi dëshmon se ndërkombëtarët nuk po e bëjnë punën siç duhet, para së gjithash as qetësimin e tensioneve”, ka thënë Jevtiq për mediumin respektiv.












