Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron edhe ky shtet: Rusia mund të na sulmojë vitin e ardhshëm

24/12/2022 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmëron edhe ky shtet: Rusia mund të na sulmojë vitin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët moldavë të zbulimit paralajmëruan se forcat ruse mund të nisin një ofensivë ushtarake në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm.

Një nga qëllimet, thonë ata, mund të jetë bashkimi i forcave ruse në Ukrainë me një rajon separatist të mbështetur nga Moska në Moldavi, të quajtur Transnistria. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kosstutschenko vizitoi këtë rajon. Për arsye sigurie disa nga personat e intervistuar nuk e bënë të ditur identitetin e tyre.

Nina u lind dhe u rrit në fshatin ukrainas Velyka Mykhailivka në rajonin e Odesës, i cili ndodhet në kufi me Transnistrinë, një rajon i Moldavisë që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, ajo ka punuar në një fabrikë të zonës. Sot, është pronare e një dyqani buke. Ukrainasja nuk shprehet e shqetësuar pas paralajmërimeve të zbulimit moldav mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore.

“Janë vetëm fjalë. Jemi mirë këtu, gjithçka është e qetë. Djemtë tanë po na mbrojnë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Por të tjerë shprehen të shqetësuar.

“Jemi shumë afër kufirit. Gjithmonë jemi nën trysni, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë ushtarët tanë, me sa mundemi”, thotë Liudmila, një banore tjetër.

“Po i afrohemi kufirit me Moldavinë. Ato shtëpi që po shihni, janë në territorin e rajonit të Transnistrisë”, thotë Oleksandr Kovalchuk, i cili u lind dhe u rrit në këtë rajon të Ukrainë.

“Prindërit e mi jetojnë rreth 26 kilometra larg kufirit me Moldavinë”, thotë ai.

Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.

Atje vazhdon të ketë trupa ruse. Prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit.

Zoti Kovalchuk thotë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë persona kaluan kufirin e Ukrainës me Moldavinë pranë Tiraspolit, kryeqytetit të Transnistrisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, në gjashtë muajt e fundit shumë të rinj dhe persona të moshës së mesme erdhën në Transnistri, me justifikimin se po vizitojnë të afërmit ose se kishin punë. Por asnjëri nuk është larguar ende. Ne mendojmë se janë oficerë rusë që po presin diçka. Sipas burimeve tona, deri tani janë mbledhur rreth 1 mijë burra”, thotë zoti Kovalchuk pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zyrtarë moldavë të zbulimit paralajmëruan këtë javë mbi mundësinë e një ofensive ruse në Ukrainën jugore në fillim të vitit të ardhshëm, me synimin për të lidhur Ukrainën dhe Transistrinë.

Por zoti Kovalchuk thotë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Edhe nëse do të ndodhë, Ukraina do të fitojë. Kemi më shumë njerëz. Jemi në avantazh”, thotë ai.

Ndërkohë, banorët e fshatit Velyka Mykhailivka po përgatiten për temperatura edhe më të ulta gjatë dimrit.

Grupe vullnetare ngritën qendra për ngrohje, për banorët, kjo pasi sulmet ruse shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë vendin.

“E dimë se ky do të jetë një dimër i vështirë. Vendi ynë është gjithçka që kemi dhe për të do të luftojmë deri në fund. Jemi të zotët e tokës sonë”, thotë Anatoly Ivanov, zvendëskryetar i fshatit Velyka Mykhailivka.

Në fshat jeta vazhdon, por me kujdes të shtuar, e duke mbikëqyrur çdo lëvizje pranë kufirit perëndimor./VOA

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë