Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron Gërxhaliu: Pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës – këta janë dy skenarët me të cilët do të përballen qytetarët

02/02/2026 - 15:06
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmëron Gërxhaliu: Pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës – këta janë dy skenarët me të cilët do të përballen qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, njëherësh ekspert i ekonomisë, ka folur për mundësitë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha se duhet të jemi të përgatitur për një ngritje tjetër të çmimit, duke shtuar se ka kohë për shqyrtim të kërkesës së KESCO-s dhe se zakonisht shumë gjëra ndodhin në heshtje.

“Beteja për energjinë elektrike është humbur paslufte kur janë refuzuar shumë projekte strategjike. Sot Kosova është vend i varur nga importi, në vend se të jetë shtet eksportues i energjisë elektrike, dhe kur krejt kësaj i shtohet që në vitin 2025 Kosova ka importuar 6 milionë euro thëngjill, kjo e dëshmon keqmenaxhimin që e ka kapluar Kosovën me energjinë e thëngjillit. Në këtë drejtim nëse bëhet një analizë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kjo do të na pret dhe duhet të jemi të përgatitur, në qoftë se jemi të varur nga importi, kemi keqmenaxhim të aseteve tona prodhuese dhe kemi mungesë të transparencës, atëherë çka ndodh pos rritjes së çmimit. Sot nuk duhet të na habit fakti që nuk ka pasur diskutim në mbledhjen e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në Kosovë shumë gjëra ndodhin në heshtje por duhet pasur parasysh faktin se kërkesa e KESCO-s duhet të shqyrtohet dhe rritja duhet të bëhet nga 1 prilli 2026 dhe besoj që ka hapësirë kohore që kjo të analizohet”, është shprehur ai.

Sipas Gërxhaliut, janë dy skenarë me të cilët do të përballen qytetarët.

“Por, definitivisht KESCO po e kërkon atë që e ka investuar dhe ne në vend se të prodhojmë energji elektrike, kemi pasur shumë më tepër remonte dhe kemi pasur defekte të ndryshme të cilat kanë ndikuar në rritje të kërkesës dhe importit, prandaj duhet të jemi të përgatitur sepse në qoftë se nuk e prodhon vet duhet ta importosh, përndryshe edhe ekonomia edhe qytetarët do të ballafaqohen me dy skenarë: skenari i parë, terri dhe reduktimet dhe skenari i dytë është çmimi i lartë që duhet të paguhet. Është vërtetë një sfidë që duhet t’i detyrojë politikanët që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe sa më shpejt që hyjmë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, është mundësia e vetme për të ndikuar në ulje të importit”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.

Por, ai pyet se çka ka ndodhur për këto rritje të çmimeve, a janë bërë protesta apo ndonjë gjë nga qeveria.

“Mirëpo, lind pyetja, çka ka ndodhur në Kosovë që kur është bërë rritja e çmimit të rrymës prej 16.1 për qind, a ka pasur demonstrata, revoltë të qytetarëve, pakënaqësi të komitetit të bizneseve, ndërsa nga ana e qeverisë a kemi pasur kapacitete të reja prodhuese, qoftë në panele solare, qoftë në erë, në ujë apo thëngjill, këto nuk kanë ndodhur, prandaj pse duhet të na habit fakti që do të ketë sërish rritje të çmimit të energjisë sepse ne shumë më tepër flasim për çmime sesa që bëjmë diçka konkrete për të ulur çmimet dhe për të ulur varshmërinë nga importi i energjisë elektrike në Kosovë”, ka potencuar Gërxhaliu.

Ai thotë se qytetarët duhet të protestojnë kur kanë pakënaqësi por që duhet edhe opozita të jetë e zëshme pasi është në heshtje.

“Është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë aty ku mendojnë se pakënaqësi, mirëpo duhet se opozitarizmi në Kosovë nuk varet vetëm nga shoqëria civile apo nga OJQ-të, duhet në këtë rast të kemi një zë më të artikuluar të opozitës, pasi me heshtjen e saj po bartin një pasivitet edhe te masa, andaj jemi këtu ku jemi. Me siguri duhet të presim sfidën e radhës të rritjes së energjisë elektrike në fillim të prillit por s’duhet të na habitë fakti që e kemi paralajmëruar këtë rritje dhe se kjo mund të na përcjellë në mënyrë periodike nga viti në vit”, ka përfunduar Safet Gërxhaliu.

JU REKOMANDOJMË

Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
Kryesore

Kërkesa për shtrenjtim të rrymës 21%, Muharremi: Faturën e janarit e pagova 356 euro, me këtë rritje shkon 430 euro

02/02/2026 - 15:59
Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
Lajme

Geci: Kuvendi i ardhshëm i LDK-së t’ia heqë Isa Mustafës titullin kryetar nderi

02/02/2026 - 15:51
Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi
Lajme

Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

02/02/2026 - 15:29
Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
Lajme

Trepça funksionalizon kanalin zyrtar për sinjalizimin e korrupsionit

02/02/2026 - 15:11
Nga fletarresti për Radoiçiqin, e deri te sulmet nga Kurti e Osmani: Krejt çka tha kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj
Kryesore

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

02/02/2026 - 15:00
​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë
Lajme

​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

02/02/2026 - 14:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nga akuzat e ashpra ndaj Kosovës te emailet me Epstein, zbulohet përfshirja e ish-sekretarit të KiE-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë