Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Do të kemi përshpejtim të jashtëzakonshëm për përmbylljen e dialogut

04/11/2022 - 08:46
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmëron ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Do të kemi përshpejtim të jashtëzakonshëm për përmbylljen e dialogut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj tha se do të bëhet një përshpejtim për përmbylljen e dialogut me marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në javët dhe muajt që do të vijnë kujtoj se do të kemi një përshpejtim të jashtëzakonshëm të përpjekjeve për përmbylljen e asaj që deri dje është quajtur dialog dhe tash mund ta quajmë marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Cufaj.

Megjithatë, sa i përket modelit tha se nuk e di, pasi që ende është vetëm një draft, duke bërë thirrje që të ketë koordinim me aleatët.

Ai në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se çështjen e targave e sheh si një çështje, që Qeveria, Kryeministri Kurti do ta shprehë atë që quhet sovranitet i Kosovës.

“Më e rëndësishmja në sytë e mi është ky detaj, domethënë, këto targa nuk guxojnë në asnjë mënyrë ta prishin atë që quhet kontekst kohor, në të cilin Washingtoni, Berlini, Parisi, Londra duan ta përmbyllin daft-marrëveshjen. Kurti përkatësisht, Kryeministri i Kosovës ka vendos një limit kohor, edhe kujtoj që nuk do i bënte dëm as vetes dhe as Qeverisë së tij dhe as popullit të Kosovës nëse vazhdon komunikimin me Washingtonin dhe me qendrat vendose në Evropë, në mënyrë që kjo situatë të mos tensionohet.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ai tha që është koha që edhe kapitullin e fundit, marrëveshja përfundimtare, bashkë me aleatët tanë, të përmbyllet dhe Serbisë t’i tregohet vendi.

Ndryshe, para dy ditësh (1 nëntor) ka hyrë zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Cufaj gjithashtu tha se Samiti i Berlinit ishte samiti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit.

“Thash që është më i rëndësishmi edhe për arsye të thjeshtë, se sot për herë të parë kemi marrëveshje konkrete, të cilat ua lehtësojnë jetën qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, lëvizja e lirë me karta identiteti e gjithë qytetarëve dhe sidomos në drejtimin Bosnje e Hercegovinë-Kosovë, është lajm i jashtëzakonshëm, lajm i mirë është njohja e diplomave, po ashtu universitare, si dhe njohja e kualifikimeve profesionale. Këto tri marrëveshje janë tepër të rëndësishme”, u shpreh Cufaj.

Cufaj pohoi se Gjermania garanton se marrëveshjet që u nënshkruan sot të zbatohen nga Serbia

Ai shtoi se padyshim që marrëveshjet duhet të kalojnë nëpër parlamentet e vendeve përkatëse dhe të ratifikohen.

Ndryshe, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot tri marrëveshjet në kuadër të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur për RTV21 se marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me “lëvizjen e lirë me ID kartela, njohjen e institucioneve të arsimit të lartë si dhe kualifikimin profesional të tri profesioneve atë të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë