Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Parandalimi i shtrenjtimit të rrymës, cilat janë masat që presidentja Osmani ia propozoi ZRRE-së?

28/03/2025 - 20:21
në Kryesore, Lajme
A A
Parandalimi i shtrenjtimit të rrymës, cilat janë masat që presidentja Osmani ia propozoi ZRRE-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me anë të një reagimi, presidentja Vjosa Osmani ka kundështuar rritjen e çmimit për 15% të energjisë elektrike. Aty thuhet se pas rritjes prej 15 për qind, Kosova do të ketë një nga kostot më të larta të energjisë, jo vetëm në rajon por edhe përtej.

Në postim thuhet se paga mesatare në Kosovë është shumë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Evropës, duke bërë që, sipas tyre, rritja e çmimit të energjisë të ketë një ndikim më të rëndë tek qytetarët në vend, për shkak të fuqisë blerëse.

“Rritja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë opcioni i parë dhe i vetëm për të adresuar sfidat financiare, por një zgjidhje më e balancuar dhe e qëndrueshme duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Për ta shmangur një valë të re inflacioni dhe për t’i mbrojtur qytetarët dhe ekonominë kosovare, Presidenca propozon një seri rekomandimesh për ta parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët”, thuhet në reagim.

Presidenca ka propozuar që për rritjen e çmimit të energjisë, të merren masat e menjëhershme, duke filluar nga mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve.

“Presidenca vlerëson se të hyrat e lejuara për KEDS-in kanë hapësirë për balancim të mëtejshëm, përderisa niveli i humbjeve do të mund të kufizohej në nivelin e humbjeve të vitit të kaluar (65.37 milionë euro)”.

“Kjo ka kuptim, sidomos pasi që sipas parashikimeve aktuale, nuk pritet një rritje e ndjeshme e çmimeve të importit gjatë vitit 2025. Për më tepër, duke pasur parasysh se disa kalkulime dhe kosto të planifikuara nuk janë paraqitur në mënyrë transparente, Presidenca konsideron se ka hapësirë për një rishikim të tyre, duke kontribuar kështu në reduktimin e humbjeve të projektuara”, tha presidenca.

Më poshtë gjeni të gjitha masat e paraqitura nga presidenca kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë:

Për ta shmangur një valë të re inflacioni dhe për t’i mbrojtur qytetarët dhe ekonominë kosovare, Presidenca propozon një seri rekomandimesh për ta parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

Masat e menjëhershme:

Mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve: Presidenca vlerëson se të hyrat e lejuara për KEDS-in kanë hapësirë për balancim të mëtejshëm, përderisa niveli i humbjeve do të mund të kufizohej në nivelin e humbjeve të vitit të kaluar (65.37 milionë euro). Kjo ka kuptim, sidomos pasi që sipas parashikimeve aktuale, nuk pritet një rritje e ndjeshme e çmimeve të importit gjatë vitit 2025. Për më tepër, duke pasur parasysh se disa kalkulime dhe kosto të planifikuara nuk janë paraqitur në mënyrë transparente, Presidenca konsideron se ka hapësirë për një rishikim të tyre, duke kontribuar kështu në reduktimin e humbjeve të projektuara.
Subvencionimi i energjisë: ZRrE-ja duhet të insistojë për një dialog me Qeverinë për ta shqyrtuar mundësinë e subvencionimit të energjisë për konsumatorët, veçanërisht për ata që janë më të prekur nga rritja e çmimeve. Praktika të tilla janë përdorur edhe në vitin 2022 gjatë shqyrtimit të tarifave, ku pjesa e subvencionimit ishte përfshirë në llogaritjen finale të tarifave. Kostoja për Qeverinë do të kishte efekt më të vogël në krahasim me ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe pasojat e saj në rritjen e inflacionit.

Identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në katër komunat veriore: Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e humbjeve komerciale vjen si pasojë e faturave të papaguara nga konsumatorët në katër komunat veriore të vendit, inkurajojmë ZRrE-në që, në bashkëpunim me institucionet relevante, të identifikojë masa shtesë që do të obligonin konsumatorët të përmbushin detyrimin e tyre për pagesën e faturave mujore të energjisë elektrike. Masa të tilla do të ishin në përputhje me parimet e sundimit të ligjit, do të lehtësonin barrën financiare për operatorët, si dhe do të ndihmonin në parandalimin e nevojës për rritje të tarifave, siç është rasti aktual.

Largimi ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike: Largimi i TVSH-së për energjinë elektrike është një masë që është propozuar tashmë nga akterë të ndryshëm. Presidenca konsideron se një masë e tillë do të kontribuonte në menaxhimin e situatës dhe do të ndihmonte në shmangien e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Nëse largimi i plotë i TVSH-së për një periudhë të caktuar do të ishte sfiudes, mund të shqyrtohet reduktimi i TVSH-së për një periudhe te caktuar. Disa nga shtetet qe e kanë praktikuar këtë mekanizëm në vitet e fundit janë: Gjermania, Franca, Italia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, etj.

Dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave: Në disa vende janë zbatuar masa alternative për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët. Një masë e tillë mund të jetë krijimi i mundësisë për konsumatorët të paguajnë faturat e energjisë elektrike me këste, duke ofruar edhe opcionet për periudha të mospagrimit (grace period). Ky program do të ndihmonte në lehtësimin e barrës financiare për familjet dhe bizneset që përballen me rritjen e kostove të energjisë. Në praktikë, kjo mund të realizohet përmes bashkëpunimit me akterët kryesorë në sektorin e energjisë dhe atë financiar. Ky bashkëpunim do të mundësonte që konsumatorët të ndajnë pagesat e faturave të energjisë elektrike në këste më të vogla dhe më të menaxhueshme, duke lehtësuar kështu barrën financiare përmes shpërndarjes së saj.

Masat afatmesme:

Menaxhimi efikas i KEK-ut dhe planifikimi i burimeve energjetike: Një nga masat më të rëndësishme është menaxhimi efikas i KEK dhe planifikimi i duhur i burimeve energjetike. KEK-u duhet të sigurojë administrim më të mirë të kapaciteteve prodhuese dhe të optimizojë përdorimin e burimeve të energjisë, duke zvogëluar humbjet dhe kostot e prodhimit. Gjithashtu, operatorët energjetikë duhet të mbajnë përgjegjësi për efiçiencën dhe transparencën e aktiviteteve të tyre, duke shmangur ngarkimin e kostove të panevojshme mbi konsumatorët.

Rritja e efikasitetit të furnizimit me energji: Një masë tjetër e rëndësishme është përmirësimi i sistemit të shpërndarjes dhe rritja e kapacitetit të rrjetit elektrik. Ky proces do të mundësonte shpërndarjen më efikase dhe më të sigurt të energjisë në të gjithë vendin, duke reduktuar humbjet teknike dhe duke ulur kostot në përgjithësi, e rrjedhimisht duke mundësuar shmangien e nevojës për rritjen e çmimeve për konsumatorët.

Vazhdimi i programeve të efiçiencës së energjisë për konsumatorët: Një masë tjetër e rëndësishme për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë është vazhdimi i implementimit të programeve për efiçiencën e energjisë për konsumatorët. Këto mund të përfshijnë edukimin e konsumatorëve për përdorimin më efikas të energjisë dhe inkurajimin e mbështetjen e tyre për të investuar në pajisje energjitike më efikase, si dhe përmirësimin e izolimit të ndërtesave dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë. Këto masa do të ndihmojnë në uljen e kërkesës për energji dhe do të lejojnë që konsumatorët të kenë faturat më të ulëta, duke ruajtur kështu stabilitetin e çmimeve.

Masat afatgjata:

Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike në vend: Një nga hapat më të rëndësishëm për të siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji në Kosovë është ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese. Rritja e kërkesës për energji, së bashku me sfidat e burimeve ekzistuese të prodhimit të energjisë, e bën të domosdoshëm investimin në burime të reja prodhuese të energjisë. Kosova ka nevojë për zhvillimin e projekteve të reja energjetike, duke u fokusuar në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me energji. Kjo do të zvogëlonte varësinë nga burimet ekzistuese dhe do të mundësonte një stabilizim të furnizimit, duke ulur kështu pasigurinë që mund të sjellin ndodhitë e papritura në sektorin energjetik. Përveç investimeve në burime alternative të energjisë, duhet të eksplorohen mundësitë për prodhimin dhe përdorimin e energjisë nga gaz natyror dhe teknologji të reja, që mund të ofrojnë mundësi shtesë për diversifikim. Rregullatori mund të inkurajojë këto investime duke ofruar stimuj dhe politika mbështetëse, si dhe duke krijuar një kuadër të qartë ligjor për zhvillimin e energjisë alternative. Presidenca vlerëson se çdo skenar i zhvillimit të sektorit të energjisë duhet gjithashtu të reflektojë zhvillimet gjeopolitike dhe interesat e Kosovës në dritën e këtyre zhvillimeve, duke u përqendruar gjithnjë në garantimin e sigurisë energjetike.

Marrëveshjet për tregtinë ndërkufitare të energjisë me shtete aleate: Kosova mund të përfitojë nga tregtia ndërkufitare e energjisë, duke diversifikuar burimet e furnizimit dhe duke mundësuar importin ose eksportin e energjisë në periudha të kërkesës së lartë. Kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve, duke mundësuar që Kosova të përfitojë nga çmimet më të ulëta në tregjet ndërkombëtare. Rregullatori mund të mbështesë këtë proces duke mundësuar marrëveshje të tilla dhe duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin ndërkombëtar. Një marrëveshje të tillë, Kosova e ka tashmë me Shqipërinë, dhe ngjashëm mund të shqyrtohet mundësia që kjo të realizohet edhe me shtete të tjera të rajonit të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Presidenca inkurajon ZRrE-në që t’i trajtojë me seriozitet këto komente, komentet e qytetarëve dhe organizatave të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë