
Pas vërshimeve që ndodhën ditën e shtunë, në qytetin e Vushtrrisë është rritur niveli i ujit në lumit Silnica, shkruan Veriu.info
Në mbledhjen e mbajtur nga Shtabi Emergjent Komunal ka marrë vendim për shpimin e Argjinaturës në fshatrat Mihaliq dhe Pestovë.
Nga Shtabi Emergjent Komunal është vlerësuar se ky vendim do të ndikojë në parandalimin e përmbytjes së një pjese të qytetit të Vushtrrisë./Veriu.info
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Silnica është mbajtur mbledhje urgjente nga Shtabi Emergjent Komunal.
Pas vlerësimit të gjendjes kritike emergjente, Shtabi Emergjent Komunal merr këtë vendim:
1. TË BËHET SHPIMI I ARGJINATURËS (BANKINËS) NË FSHATRAT MIHALIQ DHE PESTOVË.
Nga Shtabi Emergjent Komunal është vlerësuar se ky vendim do të ndikojë në parandalimin e përmbytjes së një pjese të qytetit të Vushtrrisë.
Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që t’i largojnë bagëtitë nga ajo zonë.











