
Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.











