Ish-kreu i diplomacisë kosovare dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe rajon, Petrit Selimi që nga dje ka filluar të flasë për mundësinë e dështimit të marrëveshjes së arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Selimi teksa ka komentuar interpretimet e ndryshme që po i bëhen tashmë marrëveshjes, konkretisht pikës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, parashikon që marrëveshja do të kolapsojë plotësisht në më pak se 30 ditë.
“Ky është një cirk i plotë. Unë me të vërtetë shpresoj se jam gabim, por parashikoj kolpasimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit në më pak se 30 ditë. Të gjithë hapat ” emenjëhershëm” të parashikuar? Asnjë nuk do të ndodhë. Tani Serbia zgjeron vijat e kuqe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në OKB por edhe “të gjitha agjencitë e OKB-së””, ka shkruar Selimi.












