Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paratë e kushtëzuara të BE’së, Kosova synon t’i përfitojë 950 milionë euro për 4 vjet

27/01/2024 - 11:01
në Kryesore, Lajme
A A
Paratë e kushtëzuara të BE’së, Kosova synon t’i përfitojë 950 milionë euro për 4 vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar të premten në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane. Aty me deputetët ka debatuar e polemizuar për çështje të ndryshme përfshirë dialogun me Serbinë. Por, vetë Bislimi në fjalën e tij i ka dhënë theks te “Plani i Rritjes” nga i cili tha se Kosova për 4 vjet i përfiton 950 milionë euro. Por, zyrtari i BE’së Gert Koopman tha se Kosova dhe Serbia këto para do t’i marrin nën kushte specifike – angazhim konstruktiv në normalizim të raporteve, shkruan Express

Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synimin që ta nis rritjen ekonomive të rajonit para anëtarësimit. Sipas Brukselit Plani “duhet të jetë t’u mundësojë partnerëve të rrisin reformat dhe investimet për të përshpejtuar ndjeshëm shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre”. Plani vlen për periudhën 2024 -2027 ndërsa vendet e rajonit pagesat do t’i pranojnë pas plotësimit të kushteve të caktuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane tregoi çfarë pret Kosova.

“Ky plan do t’i sjellë rajonit rreth 6 miliardë euro, ndërsa Kosova përfiton rreth 950 milionë euro brenda 4 viteve në grante dhe kredi apo kredi që janë me koncesion apo me kushte të volitshme. Kjo njëherit përbën shumën më të madhe që Kosova ka pranuar dhe pranon ndonjëherë nga BE brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore”, ka theksuar Bislimi.

Ai madje tha se qeveria e mbështet qasjen kushtëzuese të BE’së, ndërsa kërkoi që ajo t’ia heq masat represive Kosovës, sic i quajti ai.

“Ne e mbështesim plotësisht qasjen që kushtëzon fondet e BE-së me pranimin e vlerave të BE-së, meqenëse si e tillë ajo rrit përfitimet për të gjithë qytetarët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë përshpejton anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian për ata që janë me të vërtetë të përkushtuar në këtë rrugëtim”, ka shtuar Bislimi.

Pikërisht për këtë Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet ka thënë se fondet e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato.

Ai ka thënë se pagesat nga Plani për rritje ekonomike do të kryhen vetëm pasi të ketë dëshmi se janë ndërmarrë reformat e nevojshme. Nga gjashtë vendet e rajonit kërkohet që të kenë plan të veprimit për reforma, dhe përmbushja e tyre do të vlerësohet dy herë në vit.

Duke folur për kushtet, ai ka përmendur sidomos sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e vlerave demokratike.

Ndërsa Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

“Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma”.

Sipas Komisionit Evropian, gjysma e mjeteve nga Plani për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të shkojnë në kuadër të kornizës për investime, sepse mjetet ekzistuese që janë në dispozicion, nuk janë të mjaftueshme për t’i kryer investimet e duhura.

Pjesa tjetër do të shkojë direkt në buxhetin e vendeve, për të financuar disa nga reformat e nevojshme.

Koopman ka treguar se modeli do të jetë i thjeshtëzuar, për t’iu përshtatur Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar edhe rregullat e BE-së.

Komisioni Evropian beson se ky plan – nga i cili do të ndahen mjete specifike për secilin vend – do të ndryshojë shumë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike.

“Pa rritje të konsiderueshme ekonomike, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të avancojë në arritjen e qëllimeve për integrim në BE“, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian ka sqaruar se një pjesë e mjeteve financiare do t’iu jepen vendeve të rajonit si asistencë pa kthim dhe një pjesë do të jetë në formën e kredive të favorshme.

Ai ka thënë se këto kredi janë të domosdoshme, pasi vendet e rajonit nuk kanë mundësi që në tregun ndërkombëtar të sigurojnë kredi me kushte të favorshme.

Disa deputetë kanë kërkuar që nga këto mjete të përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat joqeveritare e jo që ato të përdoren për forcimin e strukturave politike

Mes tjerash, është kërkuar që fondet të orientohen drejt adresimit të sfidave demografike dhe largimit të të rinjve.

Bislimi ndërkaq ka thënë se Qeveria më 22 janar ia dorëzuar BE’së listën e reformave nga Plani i Rritjes. Ndërkohë që kryeministri Kurti gjatë takimi të 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup ka thënë se ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzohet lista e projekteve indikative.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë