Tashmë janë bërë ditore rastet kur zyrtarët e bankave në Mitrovicë dhe Vushtrri paraqesin raste në polici për kartëmonedha që dyshohen të jenë të falsifikuara, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Dy raste të tilla kanë ndodhur dje, një në Mitrovicë e një në Vushtrri.
Detaje:
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 18.02.2022-15:10. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka raportuar se gjatë zbrazjes së një bankomati janë hasur monedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të gjitha monedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 18.02.2022-16:50. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka raportuar se ka hasur një bankënotë 100 €, e cilat dyshohet të jete e falsifikuara. Bankënota është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.













