Parkimi i gabuar dhe një fjalë goje kanë qenë motivet e 2 vrasjeve që tronditën ditën e djeshme Shqipërinë.
Klodian Bakiajt 41 vjecc nga Tepelena i kushtoi jetën parkimi i gabuar i makinës mbi trotuar, para hyrjes së një hoteli, në lagjen 1 të qytetit të Sarandës. Ndonëse debatoi ashpër me kamarierin Xhanelo Tarja, i cili i kërkoi ta largonte makinën nga hyrja e hotelit, 41 vjecari nuk e bëri një gjë të tillë.
Konflikti mes tyre ka vijuar me ofendime. 41 vjeccari e ka vijuar me fjalë konfliktim me të riun lacian, që ishte i punësuar sezonal në Sarandë.
Në një moment kamarieri e ka humbur kontrollin dhe ka shkuar të marrë një thikë kuzhine në hotel. 2 goditje, një në zemër i dha Klodian Bakiajt i cili gjeti vdekjen në shkallët e hyrjes së hotelit.
Kamarieri u largua menjëherë pas ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Disa minuta më vonë, qyteti i Elbasanit u trondit nga një vrasje me armë zjarri. Sërish motiv ka qenë një sherr banal.
Mësohet se viktima është Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç. Ai sapo kishte dalë nga një lokal dhe po futej në makinë, ndërsa është qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Në një deklaratë të lëshuar nga policia e Elbasanit theksoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë, policia njofton se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu të këtij qyteti është shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç dhe po punohet për arrestimin e tij.













