Kur u ndërtua para pak vitesh u quajt si shkollë model, duke pretenduar se është e rrallë në të gjithë Kosovën, por nuk u nevojitën shumë vite që objekti i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë të dëmtohet aq shumë sa t’i detyrojë nxënësit të mbajnë mësim online, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pothuajse po bëhen 1 muaj që kur nxënësit e kësaj shkolle po e përjetojnë edhe njëherë mësimin online, duke na e rikujtuar periudhën e pandemisë, por kësaj radhe për arsye krejt tjera.
Veriu.info raportoi eksluzivisht për këtë ngjarje përmes një kronike.
Por duket se mësimit online i ka ardhur fundi, pasi shkolla ka njoftuar se do të fillojë mësimi me prezencë fizike në objektin e SHMLM “Dr. Xheladin Deda”.
Mësimi do të zhvillohet me dy ndërrime, i pari nga ora 07:00-10:00 kurse i dyti nga 10:15-12:45.
Por jo gjithçka do të jetë sikur më parë, pasi sipas këtij njoftimi nxënësit e klasës dytë paralelja 3 do të fillojë mësimin në orën 07:00 që është jashtëzakonisht herët për fëmijë kaq të vegjël.
Po ashtu orari do të jetë i shkurtuar pasi ora do të zgjas vetëm 25 minuta.
Njoftimi i plotë nga SHFMU “Ismail Qemali”:
Të nderuar prindër, mësimdhënës,
Shumë të dashur nxënës,
Njoftoheni se mësimi do të vazhdoj me prezencë fizike ditën e Hënë (datë 15.04.2024) në objektin e SHMLM “Dr. Xheladin Deda”.
Ndërrimi i parë fillon nga ora 07:00 deri në ora 10:00, ndërkaq ndërrimi i dytë fillon nga ora 10:15 deri në ora 12:45.
Klasët të cilat përfshihen në ndërrimin e parë janë: II-3, III-1, III-2, III-3, IV-1, IV-3, V-1, V-3 dhe klasët VI-IX.
Ndërsa, në ndërrimin e dytë përfshihen:
I-1, I-2, I-3, II-1, II-2, II-4, III-3, IV-2,V-2 si dhe klasët prafillor.
Në vijim, gjeni orarin e ziles.














