Minatorët e Trepçës të ndërrimit të dytë, kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga miniera, pasi të njëjtit mbetën të “bllokuar” për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Sabri Hetemin, një nga minatorët e Trepçës, i cili për redaksinë konfirmoi se pas 12 orëve kishin arritur të dilnin shëndoshë e mirë nga miniera.
“Problemet teknike ndodhin në çdo fabrikë apo ndërmarrje. Vonesa pati, por dolëm shëndosh e mirë, falë Zotit”, tha ai.













