Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas BE-së dhe KFOR-it reagojnë edhe nga UMNIK-u për hapen e Urës së Ibrit: Të zgjidhet përmes dialogut

01/06/2024 - 08:56
në Pa kategori
A A
Pas BE-së dhe KFOR-it reagojnë edhe nga UMNIK-u për hapen e Urës së Ibrit: Të zgjidhet përmes dialogut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, kanë sjellë edhe reagime nga ndërkombëtaret. Ndaj paralajmërimeve të tilla qëndrimin e tyre e dhanë nga Bashkimi Evropian dhe KFOR-i. Por së fundmi kanë reaguar edhe nga UMNIK-u. Cfarë u tha?

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka bërë thirrje që të evitohen siç ka thënë ajo “veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve”.

Kështu raportohet në një postim të UNMIK-ut në platformën Tëitter.

“Përfaqësuesja speciale Ziadeh përsërit se veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen. Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.” – thuhet në njoftim.

BE dhe KFOR-i

Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka vlerësuar se në kuadër të mandatit e ka edhe patrullimin rreth urës në fjalë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme, përfshirë praninë në urën e Mitrovicës dhe patrullimet në zonën përreth”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka komentuar se Brukseli ka parë mjaft kriza e njëkohësisht, sipas tij, shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë drejt depërshkllëzimit.

“Hapja e urës në Mitrovicë është në fakt objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE: nga viti 2015 dhe viti 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian si lehtësues, kjo urë mbetet e mbyllur për qarkullim. Dhe meqenëse kjo është një çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe merret në dialog dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtarë të të dyja palëve: Kosovës dhe Serbisë. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

Mirëpo nga Komuna e Mitroviës Veriore u kërkua që të zbatohet vendimi për hapjen e Urës së Ibrit.

Në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, është mbështetur vendimi për hapjen e urës së Ibrit.

Ky vendim ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Iniciativën për hapjen e Urës së Ibrit, ishte ndërmarrë nga këshilltarja e Kuvendit komunal, Aida Doli, e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Çka i tha Nacionales, ministri Elber Krasniqi?

“Nuk e di nëse duhet të kemi vlerësim të ligjshmërisë”.

Kështu tha Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një përgjigje të ngutshme për Nacionale pyetur se “çka u bë me trajtimin e ligjshmërisë” së vendimit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit në prill të vitit 2023; vendim ky që ishte marrë prej të parëve kur qeverisjen e mori Lëvizja Vetëvendosje në atë komunë të banuar me shumicë serbe.

JU REKOMANDOJMË

Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë
Lajme

Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë

27/08/2025 - 20:46
Në vend të Vetëvendosjes e bën Përparim Rama, ‘vajton’ dorëheqjen e Liburn Aliut: Humbje e madhe për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik
Pa kategori

Në vend të Vetëvendosjes e bën Përparim Rama, ‘vajton’ dorëheqjen e Liburn Aliut: Humbje e madhe për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik

27/08/2025 - 14:41
Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim
Kryesore

Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim

25/08/2025 - 17:45
LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve
Pa kategori

LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve

24/08/2025 - 21:43
FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman
Pa kategori

FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

23/08/2025 - 10:06
Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook
Pa kategori

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook

21/08/2025 - 17:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë