Iniciuesi i projektligjit të Trustit, Bekim Haxhiu nga PDK, ka thënë se është zhgënjyes votimi i deputetëve të VV’së për tërheqjen e Trustit.
Haxhiu ka thënë se qytetarët e Kosovës sot e panë mashtrimin, dyfytyrësinë e pushtetit të Qeverisë Kurti, duke shtuar se zgjedhjet vijnë sërish e populli nuk harron.
Tutje Haxhiu tha se deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin.
Postimi i plotë:
Zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit!
Privimi me arrogancë numrash i së drejtës së qytetarëve për tërheqjen e deri në 30 për qind të parave në Trust, dëshmoi që ky pushtet është diskriminues, përçarës që ngulfatë qytetarin skajshmërisht në varfëri në kohë krize.
Premtimet për “Barazi dhe Drejtësi”, “Krejt dhe Drejt” u rrëzuan me votën e deputetëve të pushtetit.
Qytetarët e Kosovës sot e panë mashtrimin, dyftyresinë e pushtetit të Qeverisë Kurti.
Deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin.
Zgjedhjet vijnë sërish, populli nuk harron.
Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet qytetarë për të qeverisur me vendin, çdo premtim të saj e ka shkelur.













