Sali Berisha ka reaguar në Facebook pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD. Të dashur miq, rikthimi te vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Lulzim Basha më herët njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.












