Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas emërimit të Vokrrit si Zv. Ministër, Kurti dyshohet se ka bërë edhe pazare tjera

02/10/2022 - 11:56
në Kryesore, Lajme
A A
Pas emërimit të Vokrrit si Zv. Ministër, Kurti dyshohet se ka bërë edhe pazare tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arbër Vokrri, me profesion kardiolog, do të jetë zv. Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Por, a fshihet prapa këtij emërimi ndonjë pazar me Kurtin dhe a kishte pazare tjera?

Në fillim të muajit shtator, shefi i kabinetit të kryekuvendarit Konjufca, Ilir Kërçeli, kishte bërë një status tmerrësisht fyes dhe denigrues ndaj deputetes Doarsa Kica Xhelili pasi kjo e fundit braktisi Vetëvendosjen për të dalë në LDK, shkruan Nacionale.

“Flm Merrjep!” – kishte shkruar ai.

Merrjep është një platformë online për blerje dhe shitje të gjësendeve. Fyerja e z. Kërçeli rrasej në gjykimet e zakonta patriarkale që i shihnin gratë si gjësende me vlerë.

Ky postim dehumanizues i Kërçelit u bë vetëm disa ditë pasi shefi i tij, Glauk Konjufca, do të dilte në takim me një historian nga Deçani me emrin Shkodran Imeraj. Ky i fundit kishte bërë nam pasi me një zyrë të vogël (dega Ali Hadri) në komunën e vogël prej nga vinte, i dilte kundër çdo institucioni që kërkonte zgjidhje për problemin e Manastirit të Deçanit. Gjykatë Kushtetuese, Ambasadë Amerikane, organizata prestigjioze si EuropaNostra, e kushdo.

Në mënyrë të paprecedent, pas takimit me Konjufcën, historiani nga Deçani harroi Manastirin e Deçanit dhe mori qëndrim radikal ndaj sindikalistëve që po protestonin për kushte më të mira pune. Ai kishte bërë thirrje që Rrahman Jasharaj të arrestohej.

Dhe pak kohë pasi Jasharaj ndërpreu grevën, ai u zhdjerg nga Deçani për t’u bërë hiç më pak se “Bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Historisë”.

Megjithëse nuk ka asnjë provë të fortë që tregon se pushteti ka ndërhyrë në përzgjedhjen e tij, kjo mund të ndryshojë.

Por, një rast shumë më i qartë ndodhi dje.

Vokrri

Arbër Vokrri u emërua zv. Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

I pari që hodhi dyshime mbi një ‘pazar’ të mundshëm ishte aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti. Për këtë arsye, kontaktuam z. Ahmeti që të merrnim vesh pak më shumë mbi pretendimet e tij.

“Arbër Vokrri ka qenë prej aktivistëve të parë që ka kandiduar për kryetar të qendrës së Prishtinës. Ai tërhiqet nga kandidatura, sipas tij, pas kërkesës së Albinit në takimin që e kishte me të. Pra, po e shohim Kurtin edhe publikisht duke eliminuar nga gara kandidatë për t’i hap rrugen kandidatëve të tij të preferuar, në këtë rast Arben Vitisë. Fakti që Arbëri bëhet zv.minister pikërisht pas tërheqjes së tij tregon qe tërheqja e tij ishte rezultat i pazarit e jo ndonjë parimi idealist të Arbërit e Kurtit.” – na tha z. Ahmeti.

Arbër Vokrri kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Qendrës së VV-së në Prishtinë në fund të muajit gusht. Por, në fillim të shtatorit ai ishte ftuar në Zyrë të Kryeministrit nga vetë kryeministri Kurti dhe ku kishte zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura.

Pas takimit, Vokrri kishte deklaruar se me Kurtin ka folur për “gjendjen organizative të subjektit tonë por po ashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij (Albin Kurtit) ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR.”

Megjithëse nënkupton se tërheqja nga kandidatura i është kumtuar kryeministrit në takim, në fakt kjo nuk është e vërtetë për shkak se deri në momentin e takimit ai ka qenë kandidat për kryetar të Qendrës së VV-së në Prishtinë.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe analisti nga Prizreni Fadil Hoxha që ka komentuar si vijon:

“Këta po thonë nuk jemi të pazareve e qartë po shihet pazari. Ky tipi nuk është thjesht aktivist po kandidat për kryetar të partisë në Prishtinë, e që dha dorëheqje para do dite “për të ruajtë unitetin”. Ja paskan premtu pozitën e zv. Ministrit “për me ruajtë unitetin”!”

Nëse pozita e tij e Zv. Ministrit është fituar në po atë takim, megjithatë kjo nuk dihet.

Por, a ka të tjera pazare nga pushteti?

Ja çka na tha Bardh Ahmeti i PSD-së: “Ky lloj pazari nga ana Kurtit nuk është diçka e re. Një nga anëtarët e partisë së Duda Baljes është emëruar këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë pasi partia e saj ka lidhur koalicion me Mytaher Haskukën në Prizren. Rasti i pazarit me Arbër Vokrrin dëshmon praktikë të rregullt të ndëhyrjeve e pazareve. Kushedi edhe sa të tjerë do të dalin gjatë rrugës.”/ Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë