Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?

19/09/2026 - 16:02
në Kryesore, Lajme
A A
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale. Ata nuk janë shumë optimistë për progresin e gjykatave vendëse në zbardhjen e rasteve të mbetura pezull, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, dënuan ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për krime lufte në vitet 1998-99, ndërsa e liruan atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Thaçit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ndaj tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së – Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit – nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

Por, edhe përfundimi eventual i këtij procesi nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht mbylljen e asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës.

Megjithatë, në të ardhmen, përgjegjësia për rastet e mbetura të krimeve të luftës do të rëndonte gjithnjë e më shumë mbi gjykatat vendëse, vlerësojnë njohës të drejtësisë tranzicionale.

Për Bekim Blakajn, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), mbetet shqetësuese mungesa e bashkëpunimit juridik mes vendeve të ish-Jugosllavisë, që ai thotë se pengon gjykimet në prani të të pandehurve dhe zbatimin e drejtësisë.

Sipas tij, pa përfshirje ndërkombëtare zvogëlohen gjasat që shtetet të ndjekin të dyshuarit nga komunitetet e tyre shumicë, apo të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.

Çfarë ka ndryshuar në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë?

Blakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se përbërja etnike e të akuzuarve dhe të dënuarve ka ndryshuar me kalimin e kompetencave nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tek autoritetet vendëse, që morën kompetencat e plota pas vitit 2018.

Kur proceset drejtoheshin nga ndërkombëtarët, ndjekjet penale të të dyshuarve për krime lufte statistikisht u bënë më shumë ndaj shqiptarëve, pohon Blakaj.

“[Asokohe] nuk ka pasur mundësi ligjore që të ndiqet penalisht dikush në mungesë… Shumica e kryesve të krimeve të luftës nga komuniteti serb [pjesëtarë të forcave serbe] nuk kanë qenë shumë të qasshëm për autoritetet në Kosovë. Prandaj, shumica e proceseve kanë qenë kundër shqiptarëve etnikë, që dyshoheshin për krimet, qoftë ndaj shqiptarëve apo ndaj pjesëtarëve të pakicave”, thotë ai.

Që nga viti 2022, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, në Kosovë janë bërë të mundura edhe gjykimet në mungesë. Sipas FDHK deri në shkurtin e 2025-tës janë ngritur 15 aktakuza në mungesë kundër 73 pjesëtarëve të forcave serbe.

Blakaj e sheh këtë si lëvizje pozitive numerikisht, por i druhet rezultatit real për sjelljen e drejtësisë.

“Mendoj që, në këtë moment, ndoshta edhe familjarët e viktimave mund të jenë më të kënaqur me këto procese, edhe pse ndoshta në një fazë të ardhshme, kur është e qartë që shumica e tyre as që do të mund të dënohen në mungesë, apo edhe nuk do të burgosen, mund të kthehet pastaj në një lloj frustrimi”, thotë ai.

Ndjekja joproporcionale etnike e të dyshuarve për krime lufte, në këtë rast në favor të komunitetit shumicë, është evidente edhe në Serbi.

Autoritetet atje i thanë Radios Evropa e Lirë se që nga themelimi i departamenteve për krime të luftës më 2003, janë ngritur 270 aktakuza – 112 persona janë dënuar, ndërsa 29 janë liruar.

Gjykatat dhe prokurorët serbë thanë se nuk mbajnë statistika mbi përkatësinë etnike të personave të dënuar ose të shpallur të pafajshëm.

Megjithatë, një raport i vitit 2024 i Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi vlerëson se numri i rasteve kundër serbëve për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është në përpjesëtim me shkallën dhe përmasat e krimeve të kryera ndaj tyre nga formacionet e armatosura serbe.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i themeluar nga Qeveria e Kosovës më 2023, thotë se ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Sipas Blakajt, të dënuarit në Serbi kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët, jo personat me përgjegjësinë më të madhe.

Kur do të përfundojë epoka e proceseve ndërkombëtare për krimet e luftës në Jugosllavi?

Dhomat e Specializuara të Kosovës u themeluan më 2015, me miratimin e Kuvendit të Kosovës. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por kanë selinë në Hagë, Holandë, dhe funksionojnë me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.

Ndryshe nga Specialja, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ishte themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të trajtuar krimet e luftës në gjithë ish-Jugosllavinë.

Iva Vukushiq, historiane nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, thotë se në perceptimin e një pjese të komunitetit juridik dhe studiuesve në Hagë, fundi i një epoke kishte ardhur që me dënimin në apel të ish-komandantit të forcave serbe të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, ndonëse më pas përfunduan edhe procese të tjera.

Sipas saj, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë tërhequr dukshëm më pak vëmendje jashtë Kosovës dhe Serbisë, sesa proceset e Tribunalit për ish-Jugosllavinë.

“Në shumë aspekte është e kuptueshme, sepse kanë kaluar pothuajse 30 vjet. Kështu që, mendoj se në njëfarë mënyre është normale që nuk i kushtojmë vëmendje kësaj [gjykimeve për krime lufte] në të njëjtën mënyrë siç bënim në vitin 2005”, thotë Vukushiq për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, thotë se ky institucion nuk komenton ekzistencën apo hollësitë e ndonjë hetimi, apo se kur do të përfundojë mandati i saj.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, sqaron ai në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Vukushiq thotë se përtej Gjykatës Speciale në Kosovë, gjasat për mbështetje politike dhe financiare për tribunale të tjera të posaçme për ish-Jugosllavinë janë zbehur, veçanërisht me shpërthimin e luftërave të reja nëpër botë.

“Do të thosha se, në një mënyrë apo në një tjetër, duhet të mendojmë, gjithashtu, se deri kur do të na duhet të marrim mbështetje të jashtme – si paterica – për t’i bërë sistemet tona ligjore të funksionojnë siç duhet?”, shprehet ajo.

Çfarë kanë bërë gjykatat vendore në pjesën tjetër të Ballkanit?

Në rajonin e Ballkanit, rezultatet e gjykatave vendëse ndryshojnë ndjeshëm.

Blakaj e veçon Bosnje e Hercegovinën si vendin që ka bërë më së shumti, si për numrin e proceseve, ashtu edhe për nivelin e përgjegjësisë së personave të gjykuar.

Sipas një analize të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, gjykatat vendëse atje kanë përfunduar 773 raste kundër 1.209 të akuzuarve. Në 499 raste janë shqiptuar aktgjykime dënuese të formës së prerë.

Megjithatë, Vukushiq thotë se në Bosnje e Hercegovinë mbeten qindra raste të mundshme, dhe paralajmëron se shumë prej tyre mund të mos arrijnë kurrë në gjykatë.

Në Kroaci, sipas të dhënave që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, nga viti 1991 deri më 31 mars 2026, prokuroritë kanë ngritur aktakuza kundër 2.185 personave. Ndërkaq, gjykatat nuk kanë kthyer përgjigje sa i përket numrit të aktgjykimeve.

Në Mal të Zi, sipas Bojana Maloviqit nga organizata Aksioni për të Drejtat e Njeriut, gjatë tri dekadave janë ngritur nëntë aktakuza.

Shtatë procedura kanë përfunduar me vendime të formës së prerë: katër me aktgjykime dënuese, dhe tri me lirimin e të gjithë të akuzuarve. Dy procedura të tjera po vazhdojnë.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
19/09/2026 - 15:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, përmes analizave...

Më shumëDetails

IKSHKP: Shtatë persona infektohen me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur në javën e fundit

Rritje e rasteve, IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal
19/09/2026 - 15:33

Dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, tha Instituti...

Më shumëDetails

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së
19/09/2026 - 15:04

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është deklaruar nga çelia për rastin e krerëve të UÇK-së. Ai thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka...

Më shumëDetails

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së t’i drejtohet Strasburgut

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
19/09/2026 - 14:32

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në emisionin “Tempus” të T7, deklaroi se ende nuk është vonë që të thirret boshti i Bashkimit Evropian për anëtarësimin sa më...

Më shumëDetails

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
19/09/2026 - 14:19

Është konfirmuar identiteti i tri viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok muajt e fundit. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar...

Më shumëDetails

Deri kur do të zgjasë mandati i Speciales? Flasin nga ZPS-ja

KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
19/09/2026 - 14:11

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Chris Bennett, ka thënë se mandati i këtij institucioni vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë