Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas luftës në Ukrainë, edhe ky konflikt konsiderohet të jetë i rëndë në vitin 2023

05/01/2023 - 10:37
në Kryesore, Lajme
A A
Pas luftës në Ukrainë, edhe ky konflikt konsiderohet të jetë i rëndë në vitin 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është i vetmi që shqetëson autoritetet në mbarë botën. Larg fokusit ka dhe konflikte të tjera, si ai midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili konsiderohet i dyti më i rëndësishëm i këtij viti 2023, sipas qendrës analitike të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

“Nëse lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim në krizat në mbarë botën, ndikimi i saj ka qenë veçanërisht i dukshëm në Kaukazin e Jugut”, shpjegon ICG, një organizatë e themeluar në vitin 1995. Siç shpjegojnë ata, “dy vjet pas luftës së tyre të fundit mbi Nagorno Karabagun, Armenia dhe Azerbajxhani duket se po shkojnë drejt një konfrontimi tjetër”.

Një luftë e re që do të ishte më e shkurtër, sipas ICG, por jo më pak dramatike se episodi i mëparshëm i luftës i përjetuar në vitin 2020: 6 javë në të cilat vdiqën më shumë se 7000 ushtarë dhe që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit. Që atëherë, Baku ka rritur kapacitetin e saj ushtarak, ndërsa Armenia ka rindërtuar me vështirësi ushtrinë e saj për shkak të mungesës së furnizimeve nga Rusia, veçanërisht që nga ofensiva në Ukrainë.

Sipas informacioneve të ICG-së, “Azerbajxhani është në rritje. Ushtria e saj është disa herë më e madhe se ajo e Armenisë, ajo është e pajisur shumë më mirë dhe mbështetet nga Turqia”. Përveç kësaj, ka përfituar në mënyrë indirekte nga konflikti në Ukrainë, pasi gazi nga vendi është rritur, diçka që e ka “trimëruar” Bakun.

Nga ana tjetër, qendra analitike kujton se Rusia ka vendosur trupa në rajon pas luftës së vitit 2020, pa mundur të ndalojë shpërthimet e ndryshme të dhunës.

Sipas kësaj OJQ-je, fillimi i luftës me Ukrainën ka ndikuar në negociatat e paqes mes dy vendeve, pasi Moska, historikisht, ka tentuar të udhëheqë përpjekjet për paqe në këtë konflikt mbi Nagorno Karabakun. Rivendosja e komunikimeve, e ndërprerë në vitet ‘80, besohej se do të hapte rrugën për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e së ardhmes në këtë rajon. Por, pas luftës së vitit 2020, Jerevani hoqi dorë nga kërkesa e tij prej dekadash për status special për Nagorno Karabakun, megjithëse kërkon të drejta speciale dhe garanci sigurie për armenët që jetojnë atje. Baku, nga ana e saj, argumenton se armenët gëzojnë të gjitha të drejtat, si çdo qytetar tjetër i Azerbajxhanit./A2CNN/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë