Publikimi i këtij skandali nga Veriu.info ka bërë që IPK të anulojë këtë vendim dhe çështjen ta hetojë në procedurë të rregullt.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kryeshefi i IPK, Kushtrim Hodaj, në një deklaratë dhënë për njërën nga mediat kosovare.
Polici i njësitit antidrogë plagosi vëllain e Butës, Qëndrim Januzin, pasi ky i fundit kishte vrarë Gazmend Hysenin.
Ky akt heroik i policit u bë në vetmbrojtje dhe në fund arriti ta vë në pranga vrasësin Januzi.
I njëjti polic kishte marrë pjesë edhe në aksionin e antidrogës ditë më parë ku u kapën 70 kg heroinë./VERIU.INFO/
Më poshtë gjeni raportimet e somte që zbardhen skandalin e IPK-së:
Skandal: IPK suspendon policin që plagosi vrasësin e Gazmend Hysenit në vendngjarje të krimit













