Edhe sot serbët kanë vazhduar të protestojnë dhe të pamundësojë ushtrimin e detyrave të Kryetarëve të zgjedhur në Veriun e vendit, Shkruan Veriu. info
Por një raportim i Veriu. info ku bëhej e ditur se pa kordinim të ngushtë me ambasadën amerikane, Kryetari i Zubin Potokut dhe Zveçanit nuk do të dalin në punë në objektet komunale ka “qetësuar” serbët e Zubin Potokut, ku me të marr lajm ata kanë vendosur të largohen, ekipi i Veriu. info ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku serbët po boshatisin pozicionet ku ishin vendosur tërë diten e sotme.
Kujtojmë se tensionet në pjesën Veriore vazhdojnë të jenë prezente pasi huliganët serb nuk po pajtohen asesi me Kryetarët shqiptar dhe simbolet shtetërore të Kosovës, shtetit ku ata jetojnë.
Veriu. info do të ju mbajë të informuar për zhvillimet më të reja në Veriun e vendit në kohë reale.












