
Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për një veturë të djegur në fshatin Vinarc të Mitrovicës.
Gazeta ka marrë edhe një deklaratë nga policia e Kosovës lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se policia me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ai deklaroi për Veriu.info se policia po kryen ekzaminimet fillestare lidhur me rastin për të kuptuar se si ka ndodhur rasti dhe e kujt është vetura.











