Pas këtij shkrimi që shprehte shqetësimin e banorëve pë rngulfatje, ka reaguar sot drejtoria e Inspekcionit e komunës së Mitrovicës.
Kjo drejtori sot ka ndërprerë punimet në këtë vend, veprim që u ndërmorr vetëm pas raportimit të Veriu.info.
Njoftimi i plotë i komunës:
Drejtoria e Inspekcionit ndërpren disa ndërtime pa leje në Mitrovicë
Drejtoria e Inspekcionit, respektivisht sektori i ndërtimit, në kuadër të inspektimeve të përditshme sot ka ndërpre disa ndërtime pa leje dhe ato që nuk e kanë respektuar lejen e ndërtimit.
Këto punime saktësisht janë ndaluar në disa objekte të banimit në rrugën “Hamëz Jashari”, “Marie Shllaku”, si dhe “Rruga e Shalës”, me ç’ rast inspektorët komunal kanë bërë kozervimin apo vendosjen e shiritave përreth objekteve.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, z.Valon Brahimi, bën thirrje tek të gjithë qytetarët të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen me leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi.












