Aktorja Julia Iliriani ka reaguar publikisht pas videove intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në to.
Përmes një postimi në Instagram, Iliriani ka shprehur revolten e saj ndaj aludimeve që kanë nisur në rrjet, ndërsa ka kërkuar që artistët të mos përfshihen në diskutime që lidhen me jetën e tyre private.
“Pashë që po qarkullojnë ca video me ‘demek’, edhe jam e sigurt që do fillojë opinioni publik, bla bla. Tani a ka mundësi t’i lini artistët në hallin e tyre dhe merruni me këta që po ju vjedhin, po ju vrasin, po ju drogojnë fëmijët nëpër shkolla?”, është shprehur aktorja.
Iliriani ka theksuar se mbështetja e publikut për artistët është e mirëpritur, veçanërisht në skenë, por ka kërkuar që jeta private e tyre të mos kthehet në objekt diskutimi dhe spekulimesh publike.
Më tej, aktorja ka adresuar drejtpërdrejt aludimet që kanë qarkulluar në rrjet, duke mohuar se është ajo personi në videot për të cilat po flitet.
“Po shoh që po aludohet, po flitet, po merren në telefon njerëzit e mi, po shkruhet në Instagram, që unë jam në një nga ato video. E para, nuk ka lidhje fare dhe me asnjë video që mund të qarkullojë”, ka deklaruar ajo.
Aktorja ka treguar se ka jetuar për rreth një dekadë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shtuar se, nëse do të ishte përfshirë në një situatë të tillë, do të ndiqte rrugën ligjore.
Në fund, Iliriani u ka bërë thirrje personave që kanë kontaktuar apo shqetësuar familjarët e saj që të ndalojnë.
“Mos mi shqetësoni familjarët dhe, nëse do isha unë, do isha drejtuar në rrugë ligjore. Dhe këtë ua them edhe atyre kolegëve të mi”, ka përfunduar aktorja.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur shpërndarja e materialeve intime dhe aludimet për personat që shfaqen në to kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/reel/Dd7N0pZiBNz/?utm_source=ig_web_copy_link&stkn=NTc4MTIwNjQ2YQ==













