Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, pritën në takim ambasadorët e QUINT-it, ku bëhet e ditur se u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë dhe aneksin e zbatimit.
“Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, sipas qeverisë, takimi i së hënës do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes bazë dhe të aneksit.













