Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

23/01/2025 - 19:34
në Lajme
A A
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme. Komenti u bë pak pasi Presidenti Donald Trump i përmendi si parakusht investimet, nëse do të bëhej vizita e tij e parë jashtë vendit në Arabinë Saudite.

Vizita e tij në vitin 2017 në Arabinë Saudite i dha fund traditës së udhëtimit të parë të një presidenti të ri amerikan drejt Britanisë.

Vizita nxjerr në pah edhe lidhjet e ngushta të administratës së tij me sundimtarët e vendeve të pasura të Gjirit Persik, ndërkohë që kompania e tij e pronave të patundshme është angazhuar për disa projekte në rajon.

Komentet e Princit të kurorës Mohammed bin Salman, të raportuara të enjten nga Agjencia Saudite e Shtypit, u bënë gjatë një telefonate me Presidentin Trump. Kjo ishte edhe telefonata e parë që Presidenti Trump pati me një udhëheqës të huaj, pas inaugurimit të tij të hënën.

“Princi i kurorës konfirmoi synimin e mbretërisë për të zgjeruar investimet dhe tregtinë me Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme, me një shumë prej 600 miliardë dollarësh dhe ndoshta edhe më tej”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk shtjellohet se ku do të bëheshin investimet. Shtetet e Bashkuara janë shkëputur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit nga mbështetja tek eksportet saudite të naftës, që shërbente si themeli i marrëdhënieve për dekada të tëra. Investimet nga fondi sovran saudit kanë marrë aksione të rëndësishme në bizneset amerikane dhe ndërkohë po shqyrtohet mundësia e investimeve tek sportet.

Arabia Saudite varet kryesisht tek armatimet dhe sistemet mbrojtëse të prodhimit amerikan, sektor ku mendohet të bëhen edhe investimet e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë bëri të enjten një deklaratë ku konfirmohet telefonata, dhe thuhet se dy udhëheqësit “diskutuan përpjekjet për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, për të forcuar sigurinë rajonale dhe për të luftuar terrorizmin”.

“Gjithashtu, ata diskutuan ambiciet ekonomike ndërkombëtare të mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë katër viteve të ardhshme, si dhe tregtinë dhe mundësitë e tjera për të rritur begatinë e ndërsjellë të Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë së Arabisë Saudite”, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Princi i Kurorës, sundimtari de fakto i mbretërisë së pasur me naftë, foli të enjten edhe me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Të hënën pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump foli për mundësinë e udhëtimit sërish drejt Arabisë Saudite, si vizitën e tij të parë jashtë vendit, siç veproi në vitin 2017.

“Udhëtimi i parë jashtë vendit zakonisht ka qenë në Britaninë e Madhe, por… unë e bëra atë me Arabinë Saudite herën e fundit, sepse ata ranë dakord të shpenzonin 450 miliardë dollarë për të blerë prodhimet tona”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Nëse Arabia Saudite do të donte të blinte 450 miliardë dollarë ose 500 miliardë dollarë të tjerë – le ta rrisim pak për shkak të gjithë këtij inflacioni – mendoj se ndoshta do të shkoja”.

Në lidhje me një udhëtim të mundshëm në Arabinë Saudite, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve të enjten se: “Nuk jam në dijeni të ndonjë plani, në këtë kohë”.

Pas vizitës së Presidentit Trump në vitin 2017 në mbretërinë saudite, filloi një bojkot njëvjeçar ndaj Katarit nga katër vende arabe, përfshirë nga vetë Arabia Saudite.

Presidenti Trump mbajti marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite, edhe pasi Princi Mohammed u përfshi në vitin 2018 në vrasjen dhe copëtimin e trupit të bashkëpunëtorit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi, në Stamboll. Mbretëria gjithashtu ishte angazhuar prej vitesh në bisedime me administratën e ish-Presidentit Biden për një marrëveshje më të gjerë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, në këmbim të garancive amerikane për mbrojtjen dhe formave të tjera të mbështetjes, raporton VOA.

Premtimi prej 600 miliardë dollarësh, shifër që ia kalon produktit të brendshëm bruto të shumë vendeve, vjen ndërsa Mbretëria Saudite përballet me problemet e saj buxhetore. Çmimet globale të naftës mbeten të ulta, vite pas pikës kulmore të pandemisë së koronavirusit, duke ndikuar tek të ardhurat e mbretërisë.

Ndërkohë, Princi Mohammed gjithashtu dëshiron ta vazhdojë projektin e tij prej 500 miliardë dollarësh për ndërtimin e qytetit të ri NEOM, në shkretëtirën perëndimore të Arabisë Saudite, pranë Detit të Kuq. Mbretëria saudite duhet gjithashtu të ndërtojë stadiume dhe infrastrukturë të re, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, përpara se të organizojë Kupën e Botës FIFA 2034.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë