Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

11/03/2025 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bundestagu gjerman ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024 për sa u përket Forcave të Armatosura të vendit.

Në raport, një pjesë e tij flet edhe për trupat gjermane të vendosura në Kosovë, gjegjësisht në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Duke u thirrur në trazirat që ndodhën më 2023 në pjesën veriore të vendit, ku mbi 90 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar si pasojë e huliganizmit nga popullata lokale atje, Bundestagu ka marrë vendim që ushtarëve gjermanë t’u lejohet përdorimi edhe i gazit lotsjellës gjatë patrullimeve.

Ky vendim u mor nga ministria gjermane e mbrojtjes pasi pati ushtarë që ishin ankuar se nuk po u lejohet përdorimi i këtij mjeti jo-vdekjeprurës si vetëmbrojtje.

“Një ushtar kritikoi faktin se njësia e tij nuk kishte mjete të mbrojtura mjaftueshëm për të qenë në gjendje të dislokohej me forcë të plotë në rast emergjence. Një tjetër ushtar u ankua se kompania nuk lejohej të përdorte gaz lotsjellës për vetëmbrojtje”, u tha në këtë raport, raporton Klan Kosova.

Pas shqyrtimit të çështjes, u tha se ministria e mbrojtjes njoftoi se, “pas trajnimit në përdorimin e saj, ushtarët e kompanisë operative tani lejohen të mbajnë gaz lotsjellës në patrullë”.

Parlamenti gjerman e përshëndeti këtë vendim, duke thënë: “Në rast të situatave të rrezikshme që ndodhin papritur, përveç armëve të zjarrit duhet të jenë të disponueshme edhe armë jo-vdekjeprurëse, në mënyrë që të jenë në gjendje të përgjigjen në mënyrë proporcionale ndaj kërcënimeve specifike”.

Gjermania ka 25 vjet që merr pjesë në misionin e KFOR-it, duke e bërë atë misionin më afatgjatë të Bundeswehr-it.

Në raport u tha se intensiteti i misionit nuk është zvogëluar vitet e fundit, teksa u theksuar se situata ende mbetet e “rrezikshme, sidomos për shkak të tensioneve ekzistuese në zonën kufitare kosovaro-serbe”.

“Në vitin raportues ka pasur një rritje të ndjeshme të forcave nga 72 në 285 pjesëtarë të kontingjentit nëpërmjet krijimit të një kompanie të re operacionale. Ndër të tjera, ajo ka për detyrë të përgjigjet ndaj demonstratave të dhunshme dhe të plotësojë strukturat e sigurisë kombëtare”, u tha në raportin vjetor të Bundestagut gjerman.

JU REKOMANDOJMË

Kosova drejt zgjedhjeve, pushteti ngutet: Veç këtë javë, tri seanca të Kuvendit

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
20/04/2026 - 14:29

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online....

Më shumëDetails

Mehmetaj tallet me ofertën e Kurtit ndaj Abdixhikut: Hajde në koalicion dej ta zgjedhi presidentin tim, masnej të largoj

“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
20/04/2026 - 14:11

Gazetari Lirim Mehmetja është tallur me atë që u dha për ofertë nga Albin Kurti i Vetëvendosjes ndja Lumir Abdixhikut të LDK-së. Sipas Mehmetajt, asgjë më ndryshe se...

Më shumëDetails

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV – LDK

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV – LDK
20/04/2026 - 13:53

Bisedimet ndërmjet Albin Kurti të Vetëvnedosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit kanë përfunduar pa marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i...

Më shumëDetails

Kurti për mundësinë e takimeve me PDK-në: Ka njëfarë bojkoti, thua se jemi në vitin 2025 – unë besoj që është viti 2026

Kurti për mundësinë e takimeve me PDK-në: Ka njëfarë bojkoti, thua se jemi në vitin 2025 – unë besoj që është viti 2026
20/04/2026 - 13:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për refuzimin e PDK-së që të takohen. Kurti ka thënë se ka njëfarë bojkoti. “Ka njëfarë bojkoti, si është e mundur...

Më shumëDetails

Ramadani: Më pozitive do të ishte marrëveshja VV-LDK për presidentin sesa zgjedhjet e reja

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
20/04/2026 - 13:17

Analisti politik Burim Ramadani, ka thënë se do të ishte shumë pozitive nëse arrihet një marrëveshje për Presidentin. Përmes një postimi në Facebook ai ka komentuar takimin që...

Më shumëDetails

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut
20/04/2026 - 12:59

Veriu.info më 10 prill kishte raportuar se si biznesi i fushës së estetikës ‘Quin with Rina Zaiti’ me pronare Albana Merlaku po ushtron ilegalisht veprimtari të ofrimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    582 Shpërndaje
    Shpërndaje 233 Tweet 146
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Bastisje në 13 lokacione në Vushtrri për bixhoz ilegal – arrestohen 6 persona(Emrat)

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë