Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vajzës, Bali Muharremajt i rehatohet edhe dhëndri në Instuticionin e Avokatit të Popullit

26/01/2026 - 15:58
në Lajme
A A
Pas vajzës, Bali Muharremajt i rehatohet edhe dhëndri në Instuticionin e Avokatit të Popullit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas punësimit të vajzës së tij, edhe dhëndri i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është rehatuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Leotrim Gërmizaj, dhëndri i Muharremajt, më 26 nëntor 2025 është njoftuar se ka fituar pozitën e Këshilltarit Juridik në Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Prizren, duke grumbulluar 76 pikë në procesin e vlerësimit.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë Gërmizaj dhe nga kryetari Bali Muharremaj lidhur me mundësinë e konfliktit të interesit apo ndikimit në procesin e përzgjedhjes, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka mohuar çdo ndikim në punësimin e dhëndrit të Muharremajt. Në një përgjigje për Insajderin, ky institucion ka deklaruar se të gjitha procedurat e punësimit janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme.

“Institucioni i Avokatit të Popullit zhvillon procedurat ligjore për pozicionet e zyrtarëve publikë përmes konkurseve publike, të hapura dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme. Edhe për këtë pozicion, të gjitha fazat e procesit janë zhvilluar në mënyrë transparente dhe sipas kritereve të përcaktuara në konkurs dhe nuk ka pasur asnjë ndikim jashtë procedurës ligjore. Pozicionet e reja të punës propozohen nga drejtorët e departamenteve, në përputhje me nevojat institucionale dhe planin e brendshëm të personelit. Pas këtyre propozimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit, si autoriteti përgjegjës për administratën, i miraton ato dhe vazhdon përmes një konkursi publik, në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe aktet nënligjore përkatëse. Bazuar në këtë sqarim, ne konsiderojmë se gjetjet që keni dhënë në pyetjet tuaja nuk qëndrojnë, janë hipotetike dhe supozime dhe nuk kërkojnë asnjë koment, ndërsa ne besojmë se përgjigjet janë brenda sqarimit të dhënë”, thuhet në përgjigjen e Instuticionit të Avokatit të Popullit për Insajderin.

Ndryshe, edhe Duresa Muharremaj, vajza e kryetarit të Komunës së Suharekës, është e punësuar në Institucionin e Avokatit të Popullit, në pozitën e Zyrtares Juridike për Pranim dhe Administrim të Ankesave.

Sipas burimeve të Insajderit, këto punësime kanë ngritur dyshime për favorizim dhe konflikt interesi, veçanërisht për faktin se Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vjen po ashtu nga Suhareka, qyteti nga i cili vjen edhe kryetari Muharremaj.

Qelaj ka shërbyer më herët si zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ndërsa Bali Muharremaj vazhdon të mbajë pozitën e kryetarit të Komunës së Suharekës nga e njëjta parti politike.

Për më tepër, burime të afërta me procesin pohojnë se Duresa Muharremaj dyshohet se i ka marrë paraprakisht pyetjet për testin me shkrim dhe intervistën, çka hedh edhe më shumë hije dyshimi mbi transparencën dhe rregullsinë e konkursit.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria nis hetimet për ‘mashtrimet’ me njehsorët e energjisë elektrike, autorizon veprime hetimore edhe ndaj zyrtarëve të KEDS-it

Prokuroria nis hetimet për ‘mashtrimet’ me njehsorët e energjisë elektrike, autorizon veprime hetimore edhe ndaj zyrtarëve të KEDS-it
03/04/2026 - 11:51

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave lidhur me njehsorët e KEDS-it. Në një komunikatë për media, Prokuroria ka bërë të ditur se janë...

Më shumëDetails

Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS

Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS
03/04/2026 - 11:22

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Aliu është dënuar 22...

Më shumëDetails

Miratohet nga Qeveria projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Miratohet nga Qeveria projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
03/04/2026 - 11:12

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe projektligji për sigurimin  e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, derisa ka prezantuar këtë projektligj të...

Më shumëDetails

“Aromë zgjedhjesh”/Abdixhikut i bie ndërmend se duhet të del në terren, pse s’po vepron njëjtë gjatë gjithë kohës?

“Aromë zgjedhjesh”/Abdixhikut i bie ndërmend se duhet të del në terren, pse s’po vepron njëjtë gjatë gjithë kohës?
03/04/2026 - 11:11

Aromë zgjedhjesh në prapaskenë. Në publik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur fushatë të takimeve me elektoratin e partisë. E ka nisur nga qyteti i Vitisë...

Më shumëDetails

Vaki kosovare: Qytetarit i vidhet pistoleta e çanta me dokumente nga xhami i veturës

Vaki kosovare: Qytetarit i vidhet pistoleta e çanta me dokumente nga xhami i veturës
03/04/2026 - 11:05

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj. Siç thuhet në raportin 24-orësh, persona të panjohur me forcë i kanë dëmtuar xhamin e veturës një burri...

Më shumëDetails

Qeveria miraton projektligjin për çmimet tavan

Qeveria miraton projektligjin për çmimet tavan
03/04/2026 - 10:43

Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar është risjellë për miratim sot në mbledhjen e Qeverisë. Projektligji,  i cili është sjellë për herë të dytë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë