Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme

04/02/2026 - 08:29
në Kryesore, Lajme
A A
Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LDK-së e VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin “RTK Prime”, u diskutua për fatin e konstituimit të institucioneve të reja të vendit, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51.10% të votave, duke dalë e para me 57 deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse fillimisht certifikoi zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky certifikim u kthye mbrapsht pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) aprovoi ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos përfshirë listën e kandidatëve të këtij subjekti në shpalljen e rezultateve për zgjedhjet parlamentare.

PZAP vlerësoi se vendimi i 31 janarit i KQZ-së ishte “i pajustifikuar” dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Me këtë vendim është rikthyer në debat edhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet vetëm pasi të zgjidhen të gjithë nënkryetarët e Kuvendit dhe vetëm partia që ka numrin më të madh të deputetëve nga pakicat mund të propozojë kandidatin. Në këtë mënyrë, Lista Serbe pritet të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo çështje u diskutua edhe në emisionin “RTK Prime”.

Sipas analistit Artan Aliu, Kosova mund të hyjë në një krizë të re politike pas vendimit të PZAP-së, i cili vlerëson se KQZ ka bërë shkelje ligjore me moscertifikimin e Listës Serbe.

“Vendimi i KQZ-së, siç ka thënë edhe PZAP, është shkelje ligjore. Kam përsëritur disa herë se, për shkak të asaj që përfaqëson Lista Serbe, ne duhet të mundohemi ta izolojmë çdo mundësi ndikimi, por duhet të kemi kujdes të mos bëjmë shkelje ligjore duke bllokuar dikë që konsiderohet dorë e zgjatur e Beogradit”, tha Aliu në PRIME në RTK.

Vendimi i KQZ-së ka nxitur edhe reagime ndërkombëtare. Ai u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndërsa Aliu këto reagime i cilëson si të panevojshme.

Ai thotë se në këtë mënyrë po dërgohen sinjale që janë dëgjuar edhe më herët nga deputetë të Vetëvendosjes që të mos votohet kandidati i Listës Serbe. Megjithatë, Aliu thekson se duhet respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mund të them se nuk pajtohem me këtë vendim, pasi i imponohet deputetit të Kuvendit të Kosovës të votojë për një grup dhe jo për dikë tjetër. Në një farë forme, akti i vendimmarrjes autonome zbehet me këtë vendim dhe më shumë ngjason me emërim sesa me zgjedhje”, tha ai.

Mosvotimi i kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit shihet nga analistët si një mundësi që mund të çojë në bllokim të konstituimit të Kuvendit dhe mosformim të Qeverisë.

“Çka nëse ata propozojnë tri herë dhe nuk votohet?”, këtë pikëpyetje e ngriti në emisionin PRIME edhe politologu Milazim Koci.

“Ky është problem kushtetues që na ndjek tash e një vit. Po të mos ishte vakuumi i krijuar në Kuvend, nuk do të kishim hapësirë për manipulime, taktizime dhe zvarritje të procesit të konstituimit. Ky problem përsëritet që nga viti 2015”, tha Koci.

Sipas tij, barra për të votuar dhe për të mos lejuar bllokadën institucionale i mbetet partisë më të madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në situatën ku jemi, kanë mbetur dy zgjidhje, ose kandidati i Listës Serbe të votohet në bllok nga partitë apo pakicat jo serbe, gjë që do t’i jepte VV-së mundësinë ta kalojë këtë problem, ose, edhe pse më pak e mundshme, të zgjidhet z. Rashiq”, tha Koci.

Ai shton se problemi kushtetues lidhet edhe me Rregulloren e Kuvendit, e cila sipas tij nuk është në harmoni me Kushtetutën.

“Nëse nuk votohet këtë herë, përgjegjësia totale i kalon Vetëvendosjes. Dështimi për konstituimin e Kuvendit është përgjegjësi e madhe, do të mbesim pa buxhet, pa funksionim të plotë institucional dhe me rrezik kolapsi politik”, tha ai.

Ndryshe e sheh situatën analisti Sadri Zeqiri. Sipas tij, me numrat që ka Vetëvendosje, ajo mund të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit pa u varur nga votat e partive të tjera.

Ai vlerëson se Vetëvendosje mund të propozojë Nenad Rashiqin si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, gjë që sipas tij mund të shoqërohet me shkelje kushtetuese.

“Para se me shku tek data 4 mars, Gjykata Kushtetuese mund të konstatojë se edhe kryeministri edhe kryetari i Kuvendit janë zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe vendimet mund të bien para procesit të zgjedhjes së presidentit, duke çuar vendin në zgjedhje të reja”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryeministrit mund t’i mundësohet kalimi i buxhetit.

“Lufta kryesore e Kurtit është kalimi i buxhetit, sepse pa do të falimentoj”, tha ai.

Sipas tij, vendi mund të mos arrijë fare në procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi mund të ketë zgjedhje të reja të parakohshme.

Ndërkohë, analistja Fatime Hajdari vlerëson se deputetëve nuk po u lejohet të kenë votë të lirë.

“Në momentin që deputeti detyrohet të marrë një vendim të caktuar, atëherë nuk kemi më votë të lirë, por imponim politik”, tha ajo.

Hajdari shtoi gjithashtu se nuk ka reagime ndërkombëtare për shkeljet kushtetuese në komunat me shumicë serbe, ku sipas saj po përjashtohen shqiptarët nga pozitat institucionale, ndërsa reagime ka vetëm kur përjashtohet pakica serbe.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë